Lajme
“Suksesi i Albin Kurtit, sukses edhe për të majtën evropiane”
VV fitoi edhe në disa qytete të mëdha, duke shënuar progres të madh në Prishtinë, Prizren e Ferizaj. Suksesi i VV-së nuk është vetëm i njerëzve në Kosovë, jo vetëm i Albin Kurtit, por edhe për të majtët evropianë
Zgjedhjet në Kosovë kanë bërë bujë në mediat ndërkombëtare, e njëra ndër to është edhe ‘scharf-links.de’, që raporton për rritjen e VV-së, përcjell albinfo.ch.
Votat janë numër dhe koalicioni PAN prej 16 partive ka humbur në mënyrë të qartë, kurse është rritur Vetëvendosje, duke dyfishuar numrin e votave, kurse koalicioni LDK-AKR-Alternative, doli e treta me më pak se 26 %.
VV ka bërë një fushatë me një program të majtë socialdemokrate. Paga minimale do të rritje, rritje të pensioneve, sigurime shëndetësore. VV po ashtu kërkon sistem tatimor progresiv, që do të rëndonte të pasurit dhe do të lehtësonte të varfrit. Gjithashtu kjo lëvizje do t’i kushtonte rëndësi investitorëve të huaj dhe të zhvillohej prodhimi vendor. Gjithashtu është për barazinë e të gjithë qytetarëve. Madje, VV ka fituar më shumë vota se romët në Fushë Kosovë, pasi VV shihej si e vetmja që punon për ta.
Përgjithësisht mund të thuhet se Albin Kurti fitoi zgjedhjet sikur Jeremy Corbyn në Britaninë e Madhe. Suksesi i VV-së dëshmoi se programi i partive të majta mund të sjellë fitore në zgjedhjet në Evropë.
VV fitoi edhe në disa qytete të mëdha, duke shënuar progres të madh në Prishtinë, Prizren e Ferizaj. Suksesi i VV-së nuk është vetëm i njerëzve në Kosovë, jo vetëm i Albin Kurtit, por edhe për të majtët evropianë.
Njerëzit nuk shihnin zgjidhje të krizës dhe problemeve sociale, dhe partia e majtë demokratike ishte zgjedhja e vetme.
Rënie të madhe kishte PAN, duke humbur rreth 60 mijë vota nga zgjedhjet e kaluara, ashtu si humbje kishte edhe LDK me rreth 5 mijë. VV kishte rritje të madhe. Nga 99,398 më 2014 në 188,678 vota në 2017. Në qytetet e mëdha gati është bërë partia më e madhe.
Tashmë, ka shumë dilema se si do të formohet qeveria e re, që me gjasë do të ketë Albin Kurtin si kryeministër.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve












