Opinione
Një grua është më afër Zotit, kur është brenda shtëpisë!

Në mediat sociale po përhapen me shpejtësi pikëpamjet radikale. Thëniet e Profetit të shkëputura jashtë çdo konteksti nga të vetëquajturit predikues po përdoren për qëllime propaganduese. Këto fenomene kanë pasoja relevante shoqërore.
Një grua e fshehur brenda një ferexheje, madje edhe me dorëza, që të mos i shihen duart, udhëzonte gratë me fjalë joshëse që vendi i tyre është të rrinë në shtëpi. Ajo çfarë shihet si një webfaqe e Shtetit Islam është një faqe e Facebookut me titullin „Jeta bashkshortore“(pa-ë) dhe nuk menaxhohet nga territori i Shtetit Islamik, ISIS, por nga Shkupi!
Kjo faqe nuk vizitohet nga vajza të hutuara 16-vjeçare që janë në kërkim të identitetit të tyre, por nga gra të rritura. Janë gra që kanë mbaruar më së paku shkollimin e mesëm. Gra, që do të mund të ishin kushërirat e mia, apo kushërirat e tua ose dhe ju vetë.
Unë nuk e di çfarë u shkon në mendje këtyre grave kur miratojnë këtë. Mirëpo, çfarë ato nuk dinë janë efektet shoqërore relevante, të cilat i sjellin ato përmes kësaj ideologjie. Ato nuk janë të vetëdijshme që kjo jo vetëm që ka ndikim në jetën e përbashkët, në të drejtat e grave, por edhe në përparimin e një shoqërie.
Thirrja kryesore e një propagande të këtillë është mbulimi i gruas, futja nën kontroll dhe përjashtimi i saj nga jeta shoqërore. Përpara shumica e grave kundërshtonin dhe rezistonin ndaj këtyre ndalesave. Sot, ndërkaq, përdoren metoda perfide që nuk lënë shumë hapësirë për reagime.
Një shembull: „Gratë e mira janë ato që dëgjojnë”.
Kështu, përmes një formulimi pozitiv, thyhet rezistenca e femrave.
Si është e mundur që ne dekada me radhë kemi luftuar për të thyer jetën patriarkale shqiptare dhe sot kemi katapultuar vetën në një ideologji edhe më represive? Në vend se të luftojmë për të drejtat dhe pozitën tonë në shoqëri, ne bëhemi vartëse të skllavëruara dhe të përjashtuara nga jeta shoqërore? Një popull nuk mund të zhvillohet pa pjesëmarrjen e grave të arsimuara dhe të integruara në shoqëri, oj motra!
Edukata fetare, përmes mediave sociale
Një problematikë tjetër pasqyron manipulimin e të rinjve. Qindra predikues të supozuar islamikë kërkojnë në Instagram fitore të shpejtë. Një fotografi e Kabës, apo një fjalë e shkruar arabisht mjaftojnë që t’i përfitojë për veti të rinjtë pa njohuri fetare. Citate të marra nga Kur’ani, tërësisht jashtë kontekstit, keqpërdorën për qëllime propagandistike. Një ballafaqim i thelluar rreth temës dhe për të mësuar më mirë njohuritë relevante po mungon.
Kështu ne u lëmë edukatën fetare pasardhësit tanë, sharlatanëve të internetit dhe në vend se të kujdesimi për sjelljet online të fëmijëve tanë e t’ua mësojmë vetë atyre besimin, ne përcjellim në Instagram „Nuset shqiptare“.
Dihet që religjionet janë gjithnjë të ndikuara nga kultura. Islami i ri që po tenton të shtrijë këmbët tek ne, është gjithçka tjetër, pos islamit liberal shqiptar që ne e njihnim deri tani. Dhe, çuditërisht, kritikët e kësaj lëvizjeje radikale nuk duken askund! Pse heshtin ata?
Njeriu nuk është islamofob nëse i kundërshton të vetëquajturit predikues me prapavijë radikale. Sepse, krahas respektit dhe nderit ndaj të tjerëve, në Kur’an vlerësohen lart edhe mendimet kritike. Pra, mendoni mirë…
*Ky është opinion i autores dhe nuk reflekton domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Korriku 2025, muaji më i ngarkuar ndonjëherë për Aeroportin e Prishtinës me mbi 458 mijë udhëtarë ...
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare nga Zvicra që ngjit Majën Mont Blanc
Jeta në Zvicër
-
Zvicra drejt kartëmonedhave të reja, publikohen 12 dizajnet, hapet konsultimi publik Zvicra zbulon 12 dizajnet e reja për serinë e ardhshme të kartëmonedhave ...
-
Avion i vogël bie në Liqenin e Gjenevës pranë Vevey, dy persona shpëtojnë pa lëndime
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare nga Zvicra që ngjit Majën Mont Blanc
-
BE dhe 24 shtete, përfshirë Zvicrën, denoncojnë “urinë” në Gaza
-
Aargau ndalon telefonat celularë deri në klasën e nëntë