Kultura
Jöhl i mahnitur nga mikpritja shqiptare, organizon koloni me piktorët shqiptarë
«Me këtë disiplinë pune që ka miku ynë Joe, unë punoj gjatë tërë ditës pa u penguar nga të tjerët. Nuk kam telefon sikur në Kosovë që më ndërpret vazhdimisht dhe nuk me duhet të dalë jashtë për kafe. Këtu i kemi të gjitha, atelien, fjetjen, ushqimin ».
Dy profesorë të artit po qëndrojnë këtë javë në një kamp verorepune në një fshat të thellë të Zvicrës lindore.
Emrush Xhemajli dhe Zenun Sherifi kanë ardhur në Zvicër për të punuar, me çantat e mbushura me ngjyra e brusha. Ata kanë përgatitur dhjetëra skica në Kosovë, të cilat dëshirojnë t’i realizojnë në atelienë e madh e me një kopsht të gjerë pune të një mësuesi zviceran, në fshatin Neukirch.
Nikoqiri i këtij kampi veror, Joe Jöhl, është i pasionuar pas pikturës. Joe deri para pensionit ka punuar në kampe refugjatësh, nga ku ka krijuar konktatet miqësore me koleget dhe kolegët shqiptarë, me të cilët pastaj ka vizituar Kosovën.
I mahnitur nga mikpritja shqiptare në Kosovë e Maqedoni, Joe, ka ftuar dy profesorët e artit Xhemajlin dhe Sherifin në shtëpinë e tij që më shumë i ngjan një atelieu të madh se sa një shtëpie banimi.
Pikturat e bëra gjatë kësaj jave në Zvicër, do të mbeten këtu për t’u shfaqur më vonë në ekspozita të ndryshme në Zvicër dhe vende të tjera. Ata planifikojnë të realizojnë secili nga shtatë piktura dhe pastaj me të gjitha 21 pikturat bashkë, të hapin një ekspozitë.
«Me këto piktura të bëra gjatë kësaj jave ne do të organizojmë ekspozita në Zvicër dhe në vende të tjera», thotë profesori i artit në Universitetin AAb, Emrush Xhemajli, i cili ka një koleksion të madh pikturash në muralet e koleksionuesit mikpritës, Joe Jöhl.
Dy piktorët janë të befasuar me mikpritjen zvicerane të familjes Jöhl. «Kur arrin t’i njohësh nga afër zviceranët, miqësia me ta është e mrekullueshme», shprehet Zenun Sherifi.
«Zviceranët nuk janë ashtu siç i mendojnë njerëzit -të ftohtë. E kanë kodin e tyre, të cilin kod ju duhet ta njihni. Nëse e arrin këtë, e zbulon se janë popull jashtëzakonisht mikpritës, janë njerëz të mirë. E, këtu nuk bëhet fjalë për një e dy, por për shumicën», shprehet Xhemajli duke vlerësuar lartë ambientin e qetë dhe displinën zvicerane të respektimit të orarit të punës.
«Me këtë disiplinë pune që ka miku ynë Joe, unë punoj gjatë tërë ditës pa u penguar nga të tjerët. Nuk kam telefon sikur në Kosovë që më ndërpret vazhdimisht dhe nuk me duhet të dalëjashtë për kafe. Këtu i kemi të gjitha, atelienë, fjetjen, ushqimin ». Xhemajli dhe Sherifi zgjohen çdo ditë në ora shtatë për të filluar pikturimin. «Mëngjesin e hamë së bashku me Joe dhe familjen e tij, pastaj deri në drekë ne pikturojmë», tregon profesori i Universitetit të Tetovës, në Fakultetin e Arteve Figurative, Zenun Sherifi.
Mysafirët nga Kosova i japin dinamikë jetës artistike të mikrpitësit, Joe Jöhl. Pikturën e ka pasion dhe kur është në mesin e dy profesionistëve vizaton e hedhëngjyrat në pikturat e tij, i frymëzuar nga rrethi social i jetës së tij. Mësuesi Joe ishte i ngazëllyer me mikpritjen shqiptare gjatë qëndrimit të tij para dy vjetësh në Kosovë. «Atje kam hasur në një mikpritje të rrallë, kam njohur shumë njerëz mikpritës që kanë lënë gjurmë të paharruar në jetën time», tregon Jöhl, i cili ka hapur shtëpinë me zemër për, aktivistin e Vetëvendosjes, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, piktorin Emrush Xhemajlin dhe profesorin tetovar, Zenun Sherifin.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria

















