Kultura
Festivali i filmit të animuar gjallëron qytetin e Pejës
Gjatë kësaj jave, sa do të zgjasë festivali, do të bashkohen të gjithë për të "Rikthyer Qytetin", duke qenë kjo kauza kryesore e këtij festivali
Mbrëmë në Pejë ka nisur edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Organizatorët thonë se gjatë kësaj jave sa do të zgjasë festivali, do të bashkohen të gjithë për të “Rikthyer Qytetin”, duke qenë kjo kauza kryesore e këtij festivali, ku do të vihen në jetë hapësirat e pashfrytëzuara publike prej kohësh.
Ata kanë thënë se synimi i tyre është kthimi i Pejës në qytet kulture, rinie, arti, me filma, aktivitete e vizitorë, për të shënuar javën më të bukur të vitit.
“Gjatë kësaj jave, të gjithë të interesuarit për kulturë, film; të interesuarit për të takuar njerëz të njohur e interesantë në animacion, filmografi, art, arkitekturë e shumë fusha të tjera, do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të llojllojshme, duke filluar prej orës 10 të mëngjesit e deri në 10 të mbrëmjes.
Përpos filmave do të hapet edhe një ekspozitë në galerinë e arteve në Pejë, do të ketë punëtori për fëmijë dhe të rinj, takime e prezantime në ambiente të ndryshëm, dhe në fund të çdo dite do të ketë ndeja të cilat shënojnë fundin e secilës ditë të Festivalit”, kanë thënë organizatorët në hapje të tij.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës











