CH-Ballkani
Gjykohet dërguesi i bombës në redaksinë e gazetës “Bota Sot”
Vetëm rastësia ua ka shpëtuar jetën anëtarëve të familjes Mazrekaj (botues të gazetës) të cilët ndodheshin në shtëpi, në momentin kur po hapej paketa e ardhur me etiketën e një shihes vere si dhuratë
Rreth 15 vjet pasi ka ndodhur, sot fillon gjykimi i aktit të dërgimit të një pakete me bombë në adresë të redaksisë së gazetës shqiptare “Bota Sot” në Cyrih.
Vetëm rastësia ua ka shpëtuar jetën anëtarëve të familjes Mazrekaj (botues të gazetës) të cilët ndodheshin në shtëpi, në momentin kur po hapej paketa e ardhur me etiketën e një shisheje vere si dhuratë. Kjo për faktin se botuesi (Xhevdet Mazrekaj), paketën e ka hapur rastësisht në atë mënyrë që nuk ka shkaktuar eksplodimin.
Po ashtu ka qenë rastësia ajo që ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit për postimin e bombës, një shqiptari nga Maqedonia, me shtetësi të dyfishtë maqedonase-zvicerane (J.Ll.), transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. I apostrofuari ka qenë i angazhuar në luftën e UÇK-së në Maqedoni.
Pas një rrahjeje në një diskotekë të Cyrihut, në vitin 2016, ku ishte përfshirë dhe ai, i ishte marrë prova e ADN-së. Me krahasimin e saj është gjetur se ajo ishte identike me ADN-më e personit që kishte dërguar bombën në vitin 2002. Prej atëherë J. Ll. qëndron në paraburgim në Zvicër.
Sot ka filluar gjykimi i tij në Gjykatën Federale Penale në Bellinzona.
Për arsye se hapja e paketës ka rrezikuar jetën e një numri personash, akuza e Prokurorisë Federale është për tentim vrasjeje të shumëfishtë. Ndërsa mbrojtja do të provojë që kualifikimi i veprës si tentimvrasje e shumëfishtë të zbutet në tentimvrasje me paramendim. Ky ndryshim kualifikimi do të kishte ndikim të madh në vjetërsimin e lëndës. Në rastin e parë ndjekja penale është e mundur edhe pas 30 vitesh nga kryerja ndërsa në të dytin, vetëm pas 15 vitesh.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit













