CH-Ballkani
“Bomba ka qenë vetëm paralajmërim, nuk kam dashur të lëndoj askënd”
I akuzuari ka deklaruar se paketën e ka mjeshtëruar vetë dhe me këtë nuk ka dashur të lëndojë askënd, pasi që ka konsideruar se ajo nuk funksionon gjegjësisht nuk shpërthen
Bomba të cilën e kishte “maskuar” në paketën që do ta dërgonte si dhuratë me një shishe vere brenda, ka qenë vetëm si një vërejtje ose paralajmërim për botuesin e gazetës Bota Sot. Kështu ka thënë J. Ll. në procesin gjyqësor që ka filluar sot në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona, shkruan tagesanzeiger.ch., transmeton albinfo.ch.
I akuzuari ka deklaruar se paketën e ka mjeshtëruar vetë dhe me këtë nuk ka dashur të lëndojë askënd, pasi që ka konsideruar se ajo nuk funksionon gjegjësisht nuk shpërthen. Por, në praktikë, hetuesit e kanë konstatuar të kundërtën, pra ajo do të shpërthente, sikur adresanti ta hapte në mënyrën e paraparë për hapje të paketave të tilla (PostPac, që mund të blihen në çdo filial poste në Zvicër).
Ndërkaq si “arsye” për këtë veprim të tij, i akuzuari ka përmendur tronditjen e fortë emocionale për viktimat civile të masakrave në luftën e Kosovës. Si reaksion të shpejtë nga kjo gjendje ai ka konstruktuar bombën në fjalë.
Vetëm rastësia ua ka shpëtuar jetën anëtarëve të familjes Mazrekaj (botues të gazetës) të cilët ndodheshin në shtëpi, në momentin kur po hapej paketa e ardhur me etiketën e një shisheje vere si dhuratë. Kjo për faktin se botuesi (Xhevdet Mazrekaj), paketën e ka hapur rastësisht në atë mënyrë që nuk ka shkaktuar eksplodimin.
Po ashtu ka qenë rastësia ajo që ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit për postimin e bombës, një shqiptari nga Maqedonia, me shtetësi të dyfishtë maqedonase-zvicerane (J.Ll.), transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. I apostrofuari ka qenë i angazhuar në luftën e UÇK-së në Maqedoni.
Pas një rrahjeje në një diskotekë të Cyrihut, në vitin 2016, ku ishte përfshirë dhe ai, të akuzuarit i ishte marrë prova e ADN-së. Me krahasimin e saj është gjetur se ajo ishte identike me ADN-më e personit që kishte dërguar bombën në vitin 2002. Prej atëherë J. Ll. qëndron në paraburgim në Zvicër.
Sot ka filluar gjykimi i tij në Gjykatën Federale Penale në Bellinzona.
Për arsye se hapja e paketës ka rrezikuar jetën e një numri personash, akuza e Prokurorisë Federale është për tentim vrasjeje të shumëfishtë. Ndërsa mbrojtja do të provojë që kualifikimi i veprës si tentimvrasje e shumëfishtë të zbutet në tentimvrasje me paramendim. Ky ndryshim kualifikimi do të kishte ndikim të madh në vjetërsimin e lëndës. Në rastin e parë, ndjekja penale është e mundur edhe pas 30 vitesh nga kryerja ndërsa në të dytin, vetëm pas 15 vitesh.
Procesi do të vazhdojë edhe nesër ndërsa pritet të përfundojë më 20 shtator.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












