Kosova
Qytetarët, të kënaqur me patrullimin e përbashkët të dy policive në Shqipëri
Megjithatë ka shumë qytetarë të cilët nuk janë të informuar mirë sa i përket institucioneve ku ata mund të ankohen në rast të sjelljes jo korrekte nga ana e punonjësve të policisë
Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë po e vlerësojnë si diçka pozitive patrullimin e përbashkët nga policia rrugore e të dyja vendeve që po bëhet gjatë sezonit të verës, transmeton albinfo.ch. Megjithatë ka shumë qytetarë të cilët nuk janë të informuar mirë sa i përket institucioneve ku ata mund të ankohen në rast të sjelljes jo korrekte nga ana e punonjësve të policisë.
Ky konstatim ka dalë nga inspektimet e përbashkëta që kanë bërë Inspektorati Policor i Kosovës dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të kryer në kuadër të vlerësimit të performancës së patrullimit të përbashkët të dy policive rrugore gjatë sezonit veror në Shqipëri.
Inspektimi është përqendruar në akset rrugore Rrëshen-Milot, Milot-Lezhë dhe Lezhë-Shëngjin, aty ku janë stacionuar edhe patrullat rrugore të përbashkëta.
“Ky inspektim në këtë fushë të menaxhimit policor luan rol të rëndësishëm në ngritjen e performancës policore sidomos në rritjen e besimit te qytetarëve te policitë e dy shteteve, përmirësimin e shërbimeve të sigurisë në të ardhmen, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, rritjen e cilësisë së shërbimeve të sigurisë që ofrojnë policitë e dy vendeve etj”, theksohet në njoftim.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












