Sport

Barcelona zyrtarizon zëvendësimin e Neymarit

Klubi katalonas ka blerë Ousmane Dembelen për 105 milionë euro, duke e bërë transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit

Pas shitjes rekorde prej 222 milionë euro të Neymarit, Barcelona ka thyer një rekord të ri, këtë herë të vet klubit.

Klubi katalonas ka blerë Ousmane Dembelen për 105 milionë euro, duke e bërë transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit.

Dembele ka kaluar te Barcelona nga Dortmundi dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

20-vjeçari francez do të kryejë testet mjekësore në fillim të javës së ardhshme kur edhe do të prezantohet para tifozëve vendas.

Barcelona i ka vendosur klauzolë të largimit prej 400 milionë eurosh.