E-Diaspora
Kapen tre kosovarë dhe tre serbë të trafikuar
Tre meshkuj kosovarë, pa lejen përkatëse kishin provuar të kalonin nga Belgjika në Gjermani,. Po atë ditë edhe tre shtetas serbë po ashtu përmes një trafikanti kishin provuar të njëjtën gjë
Të enjten, më 24 gusht, rreth orës 1.15 të natës në Aachen janë trafikuar dy persona brenda territorit gjerman. Ndaj njërit prej tyre ka qenë vendosur një ndalim hyrjeje në Gjermani, ndërsa tjetri duhet të përgjigjet vetëm për hyrjen e tashme, të palejueshme në këtë shtet, përmes kontrabandistit, shkruan presseportal.de.
Tri ditë më parë, më 21 gusht në këtë regjion kishte ndodhur edhe një përpjekje për kalim ilegal të kufirit me ndihmën e trafikantëve. Tre meshkuj kosovarë, pa lejen përkatëse kishin provuar të kalonin nga Belgjika në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Po atë ditë edhe tre shtetas serbë po ashtu përmes një trafikanti kishin provuar të njëjtën gjë.
Se kontrabandimi me qenie njerëzore nuk tolerohet është parë në rastin e një holandzi 41 vjeçar. Ai është kapur nga Policia Federale pasi që ka trafikuar migrantë gjatë vitit 2016. Për këtë delikt ai është dënuar me 3360 euro gjobë. Por pasi që nuk ka mundur ta bëjë pagesën, dënimi i është shndërruar në mbajtje të 112 ditëve burg.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik











