Shqipëria
Vazhdojnë të digjen pyjet në Shqipëri, edhe 6 vatra zjarri
Nga zharri është në rrezik të digjet edhe Manastiri i Ardenicës si dhe antenat e transmetimit të montuara në fshatin Kolonjë
Në 24 orët e fundit në të gjithë Shqipërinë janë shënuar edhe 6 vatra zjarri njofton në raportin e fundit Emergjenca Civile. Në qarkun e Shkodëres po vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Karmë të Pukës.
“Terreni malor e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve. Në orët e para të mëngjesit janë rindezur disa vatra të vogla zjarri”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në qarkun e Fierit në fshatin Kolonjë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullinj. Në ndihmë të zjarrfikësve të Lushnjes kanë shkuar edhe ata nga Fieri. Emergjenca Civile njofton se nga ky zjarr është në rrezik të digjet edhe Manastiri i Ardenicës si dhe antenat e transmetimit të montuara në fshatin Kolonjë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden












