Shqipëria
Meta dekreton Gjeneral Kollçakun, Shef të Shtabit të Përgjithshëm
Në kuadër të NATO-s, detyra e tij e fundit ka qenë Drejtor i Divizionit të Koordinimit dhe Integrimit në Komandën Supreme të Aleancës në periudhën 2013-2014
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar Gjeneral Brigade, Bardhyl Kollçakun në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Ai pason në këtë detyrë Jeronim Bazen, i cili u refuzua nga paraardhësi i Metës, Bujar Nishani për të mbajtur këtë post.
Sipas njoftimit të Presidencës, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Kollçaku në karrierën e tij të gjatë ushtarake ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë në Shtabin e Përgjithshëm, para se të kryente detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes në vitin 2015.
Në kuadër të NATO-s, detyra e tij e fundit ka qenë Drejtor i Divizionit të Koordinimit dhe Integrimit në Komandën Supreme të Aleancës në periudhën 2013-2014.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













