CH-Ballkani
Gjithçka gati për edicionin e tretë të festivalit të filmit “Seanema” në Ulqin
Këtë vit festivali bëhet me karakter garues ku filmat garojnë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë metrazh i shkurtër dhe çmimi i publikut ulqinak
Festivali i filmit “Seanema” këtë vit do të mbahet në disa lokacione, në Qytetin e vjetër të Ulqinit, nga datat 31 gusht deri më 3 shtator. Tema e edicionit të tretë është “EXILE“ndërsa në fokus janë të rinjtë që ndihen të përjashtuar për shkak të ndryshimeve kulturore si dhe nga pamundësia për t`i realizuar idetë, planet dhe ambiciet në vendin ku ata jetojnë, transmeton albinfo.ch.
Organizatorët njoftojnë se këtë vit ka ndryshuar koncepti pasi festivali bëhet me karakter garues ku filmat garojnë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë metrazh i shkurtër dhe çmimi i publikut ulqinak.
Krahas programit të filmit, festivali “Seanema” këtë vit organizon panele, leksione për studentët, prezantime për dhe rreth filmit, për të rinjtë dhe rëndësinë e mbrojtjes së ambientit. Festivali hapet pranë Muzeut arkeologjik në Kala, të enjten datë 31 gusht në ora 21:00.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri













