Shqipëria
Gjatë verës u regjistruan 920 zjarre, shumica të qëllimshme
Pjesë më e madhe e këtyre zjarreve kanë qenë të qëllimshme, thotë përfaqësuesit e Emergjencave Civile në Shqipëri
Gjatë muajve të verës, ku ka mbizotëruar një mot shumë i nxehtë, në Shqipëri janë regjistruar më shumë se 900 vatra të zjarrit, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyjet dhe kulturat bujqësore të vendit. Pjesë më e madhe e këtyre zjarreve kanë qenë të qëllimshme, thotë përfaqësuesit e Emergjencave Civile në Shqipëri.
Drejtori i Emergjencave Civile në një raport paraprak, pasi ende ka vende ku luftohet me flakët, ka bërë të ditur numrin e vatrave të zjarreve në të gjithë vendin dhe mënyrat e ndërhyrjes për fikjen e tyre, transmeton TCH.
“Janë regjistruar mbi 900 vatra zjarri, nga ato më të voglat e deri tek zjarret masive e në rrezikshmëri të lartë, nga të cilat rreth 500 raste janë menaxhuar nga strukturat vendore të shërbimit zjarrfikës. Mbi 280 raste të zjarreve masive me rrezikshmëri për jetën njerëzore, pasuri e mjedis, është kërkuar domosdoshmërish mbështetje e strukturave operacioniale në nivel qendror”, thotë Shemsi Premçi, kreu i Emergjencave Civile.
Ndërkohë vetëm ditën e hënë, sipas Premçit, janë regjistruar 8 vatra zjarri në të gjithë vendin në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Fierit, Dibrës, Elbasanit, Vlorës dhe Korçës, ku janë angazhuar 40 punonjës zjarrfikës, 50 forca të armatosura, 90 punonjës të pyjores dhe dy automjete zjarrfikëse.
Nisur nga situata e kësaj vere Premçi, përveç shtimit të kapaciteteve mekanike dhe njerëzore për zjarrfikëset, kërkon edhe rikonceptim të shërbimit zjarrfikës si në vendet e Evropës. Këto deklarata u bënë gjatë ceremonisë së dhurimit të 600 pompave të shpinës për fikjen e zjarreve dhe 100 uniformave zjarrduruese nga gazsjellësi TAP.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










