Shqipëria
Maskat grabitin një pikë karburanti në Vlorë
Policia thotë se tre persona të cilët ende nuk janë identifikuar kanë hyrë të maskuar dhe me armë zjarri në pikën e karburantit të cilët kanë arritur të marrin 12 mijë lekë dhe një celular
Policia në Shqipëri njofton se rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm një grabitje ka ndodhur në një pikë karburanti në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
Policia thotë se tre persona të cilët ende nuk janë identifikuar kanë hyrë të maskuar dhe me armë zjarri në pikën e karburantit të cilët kanë arritur të marrin 12 mijë lekë dhe një celular, përcjell albinfo.ch.
“Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me një armë zjarri, ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe janë larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu njoftohet se ka ngritur pika kontrolli dhe po shikon pamjet filmike të marra nga disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











