Shqipëria
Një shqiptar dhe një italian kapen me 2.3 tonë marihuanë
Mediet italiane duke iu referuar Guardia di Financa shkruajnë se personat e arrestuar janë, një italian 63 vjeç dhe një shqiptar 24-vjeç
Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane në operacionin i cili rezultoi me kapjen e 2.3 tonë marihuanë në zonën e San Benedetos.
Mediet italiane duke iu referuar Guardia di Financa shkruajnë se personat e arrestuar janë, një italian 63 vjeç dhe një shqiptar 24-vjeç të cilët u kapën në bordin e një makine që po udhëtonte drejt bregut verior të lumit Tronto.
Dy të arrestuarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, ndodhen në burgun e Marino del Tronto. Mediat italiane raportojnë se finalizimi me sukses i këtij operacionit u bë falë informacioneve që policia dispononte se një gomone e nisur nga Shqipëria ishte gati për të shkarkuar një ngarkesë droge në grykën e lumit Tronto. Por policia e shtetit shqiptar thotë se ‘nuk ka elementë që e lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë”
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












