Shqipëria
Rritet dhuna në familje, për 48 orë raportohen 25 raste
Në 48 orët e fundit në polici janë denoncuar 25 raste të dhunës në familje, ndërsa tetë persona janë vënë në pranga
Kohët e fundit është raportuar për shumë raste që kanë ndodhur të dhunës në familjet shqiptare.
Dhe kur vjen puna tek shifrat, ato janë alarmante dhe tregojnë problematikën e thëllë që shpesh herë shkakton edhe viktima. Në 48 orët e fundit në polici janë denoncuar 25 raste të dhunës në familje, ndërsa tetë persona janë vënë në pranga, raporton “TCH”.
Përveç dhunës fizike ndaj bashkëshortes ka edhe raste të dhunës ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes si motrës, vëllait apo prindërve. Madje, në Sarandë një 29-vjeçar ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të lëshuar për nënën e tij dhe e ka dhunuar sërish atë, përcjell albinfo.ch.
Opinioni në Shqipëri u trondit me vrasjen e gjyqtares Hafizi nga bashkëshorti i saj, derisa edhe femra të tjera të rrezikuara kanë kërkuar ndihmën e institucioneve.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 Sondazhi i fundit i Institutit Ekonomik Zviceran KOF tregon se ekonomistët qëndrojnë të vendosur në perspektivën... -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura











