Shkurt.ch
72 orë shi pa ndërprerje në Zvicrën Lindore
Vetëm në pasditën e të shtunës është regjistruar një pauzë e shkurtër e shiut
Në Zvicrën Lindore, gjatë 72 orëve (tri ditë të plota) ka pasur reshje shiu pothuajse të pandërprerë. Siç bën të ditur SRF Meteo, vetëm në pasditën e të shtunës është regjistruar një pauzë e shkurtër e shiut.
Ndërsa në vazhdim, në natën në mes të të shtunës dhe të dielës, në vende të ndryshme brenda këtij regjioni janë matur edhe njëherë deri në 35 milimetra shi, njoftojnë meteorologët.
Por, përgjatë tri ditëve me reshje, në pika të caktuara sasia e shiut ka kaluar 200 milimetrat.
Në Kantonin e St. Gallenit, në mbrëmjen e të shtunës ka pasur sërish mobilizim të zjarrfikësve për shkak të njoftimeve për vërshime, transmeton albinfo.ch. Ndërhyrje ka pasur po ashtu edhe në vende tjera të regjionit dhe para së gjithash në Altstätten.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme














