Shkurt.ch
Shtëpitë në Bondo, së paku edhe dy muaj të pabanueshme
Rreth 60 banorët e fshatit të vogël duhet të presin së paku edhe dy muaj deri sa të mund të kthehen në shtëpitë e tyre
Shtëpitë e fshatit Bondo, në të cilin javën e kaluar ka pasur disa rrëshqitje shkëmbinjsh, edhe për një kohë të gjatë nuk do të jenë të banueshme. Këtë njoftim për fshatin tashmë të njohur të Graubündenit e dhanë autoritetet kantonale sot, raporton srf.ch.
Rreth 60 banorët e fshatit të vogël duhet të presin së paku edhe dy muaj deri sa të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Kjo për shkak të gjendjes së shtëpive pas rrëshqitjes por dhe për shkak të pozitës së këtyre shtëpive.
Çdo rrëshqitje e re eventuale e dheut ose shkëmbinjve nga kodrat e afërta do të kërcënonte ato në mënyrë të drejtpërdrejt.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














