Shqipëria
Presidenti i Greqisë: Shqipëria po minon rrugën drejt BE-së
Ai ka thënë se Shqipëria duhet të gjejë vendin e saj në BE, por ka kërkuar që shteti fqinj të respektojë të drejtat evropiane.
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka folur me tone të ashpra kundër dy shteteve fqinje Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Shkupi dhe Tirana po minojnë, me veprimet e tyre politike, ecurinë e tyre evropiane, njëri fqinj duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe fqinji tjetër duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të pronës”, ka thënë presidenti grek në darkën që ka shtruar për nder të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron.
Ai ka thënë se Shqipëria duhet të gjejë vendin e saj në BE, por ka kërkuar që shteti fqinj të respektojë të drejtat evropiane.
“Një prej shtyllave të të drejtave evropiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është për shembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë evropiane, të një shteti që shkel këto të drejta?!”, ka thënë presidenti grek Pavlopoulos.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












