Shkurt.ch
Bie për 30% numri i azilkërkuesve në Zvicër
Gjatë muajit që shkoi, në Zvicër kanë kërkuar azil 30.8 për qind më pak se në muajin e njëjtë të një viti më parë.
Trendi i rënies së numrit të azilkërkuesve, i cili ka filluar prej rreth dy vitesh, ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë muajit gusht. Kështu, gjatë muajit që shkoi, në Zvicër kanë kërkuar azil 30.8 për qind më pak se në muajin e njëjtë të një viti më parë. Atëbotë azil kishin kërkuar 2443 veta ndërsa në gushtin e këtij viti ishin 1690 ose 753 më pak, njofton Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).
Sikur edhe në periudhat pararendëse, më së shumti kërkesa azili ka pasur nga Eritrea, gjithsej 260, shkruan albinfo.ch. Në vendin e dytë, me 125 kërkesa azili, vijnë shtetasit e Sirisë, në të tretin somalianët me 118, në të katërtin afganët me 102 dhe në të pestin turqit, me 91 kërkesa azili
Ndërkohë, në krahasim me muajin korrrik, gjatë gushtit ka pasur një vendumërim, gjegjësisht një rënie simbolike, prej 0.2% ose minus 4 të numrit të azilkërkuesve
Nga ana tjetër, Zvicrën gjatë muajit gusht janë detyruar ta lëshojnë 642 azilkërkues ndërkohë që Zvicra ka pranuar nga shtetet tjera të Dublinit vetëm 82 azilkërkues.
Gjatë muajit gusht, në kuadrin e programit të UNHCR për rivendosje (Resettlement), në Zvicër kanë ardhur 88 veta. Me vendimin e Këshillit Federal nga dhjetori i vitit 2016 Zvicra ka marrë zotimin për të pranuar 2000 viktima të konfliktit sirian. Deri në fund të gushtit 2017 ishin strehuar 333 veta nga ky numër.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












