E-Diaspora
Shqiptari vret ish gruan në Itali
Policia hyri në banesë duke gjetur trupin e gruas në dysheme të mbytur në një pellg gjaku. Burri i saj ndodhej aty pranë, i cili u arrestua menjëherë nga policia
Një grua është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në Casale Monferrato të Italisë. Mediet italiane shkruajnë se mosmarrëveshjet midis tyre lindën pasditen e sotme në apartamentin e burrit në rrugën “Asti 4” dhe shkak janë bërë disa fatura të papaguara dhe një tradhti e supozuar. Çifti kishte një djalë ndërsa ishte ndarë prej disa kohësh.
Siç shkruan “La Republica”, Elena Seprodi, 48-vjeç, rumune, bërtiti me sa mundi, kur pa ish-burrin e saj, Kujtim Hasanaj, 49 -vjeç, shqiptar, i cili e ka sulmuar atë me një thikë kuzhine. “Britmat e gruas u dëgjuan deri në rrugë dhe disa agjentë policie vunë re se diçka e tmerrshme po ndodhte në ndërtesë.
Policia hyri në banesë duke gjetur trupin e gruas në dysheme të mbytur në një pellg gjaku. Burri i saj ndodhej aty pranë, i cili u arrestua menjëherë nga policia”, shkruan “La Republica”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz












