Shkurt.ch
Godet radarin duke dashur të mos shkelë macen!
Automobili ashtu si dhe kutia e radarit kanë pësuar shkatërrim të plotë. Vlera e dëmit të shkaktuar kalon 100 mijë frangat
Një mashkull 27 vjeçar, në natën në mes të të enjtes dhe të premtes është përplasur me makinën e tij në një shtyllë të radarit, shkruan sda.ch. Si arsyetim për këtë përplasje që ka ndodhur në Winterthur, ai i ka deklaruar poliicsë së qytetit se ka dashur të evitonte shkeljen e një maceje që i kishte prerë rrugën.
Për pasojë, personi në fjalë ka pësuar lëndime të lehta, ka njoftuar policia e Winterthurit të hënën, transmeton albinfo.ch. Ndërsa automobili ashtu si dhe kutia e radarit kanë pësuar shkatërrim të plotë. Vlera e dëmit të shkaktuar kalon 100 mijë frangat.
Tash mbetet të shihet nëse organet ndjekëse do ta besojnë rrëfimin e të aksdientuarit për macen.
Jo shumë kohë më parë, një aksident i ngjashëm po ashtu në Zvicër, ka ndodhur, kur një ngasës duke dashur të evitonte shkeljen e një dhelpre, kishte goditur muret mbrojtëse të rrugës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












