Shkurt.ch
Rigjykohet shqiptari që vrau bashkatdhetarin e vet në xhami
I akuzuari, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje të rëndë, ka ushtruar ankesë me të cilën po kërkon zbutje të dënimit në dhjetë vjet burg
Rasti i shqiptarit nga Lugina e Preshevës, i cili në gushtin e vitit 2014 kishte vrarë në një xhami të St. Gallenit bashkatdhetarin e vet, do të vihet sërish para gjyqit. I akuzuari, i dënuar në shkallën e parë (në Gjykatën e Qarkut, St. Gallen) me 18 vjet burg për vrasje të rëndë, ka ushtruar ankesë me të cilën po kërkon zbutje të dënimit në dhjetë vjet burg. Ai ka kërkuar që kualifikimi i aktit të tij nga vrasje e rëndë të ndryshohet në vrasje me paramendim. Ndërkaq, prokuroria kërkon për të rritje të dënimit, nga 18 në 20 vjet heqje lirie.
Procesi pritet të zhvillohet nga fundi i tetorit në Gjykatën Kantonale të St. Gallenit
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, personi sot 53 vjeçar është dënuar për veprën penale vrasje të rëndë. Sipas gjetjeve të gjykatës shqiptari kishte planifikuar vrasjen dhe e ka realizuar atë plan duke e vrarë personin që nuk kishte mundësi të mbrohej. Kjo ka ndodhur gjatë kryerjes së ritualit fetar në xhaminë El Hidaje në Winkel të St. Gallenit, shkruan albinfo.ch
Por i dënuari, përveç që ka pranuar vrasjen, ka kundërshtuar se ka planifikuar atë. Sipas tij ai duhet të dënohet për vrasje me paramendim e jo vrasje të rëndë, sepse ai e ka kryer vrasjen nga një psikozë e frikës që e ka kapur dhe e ka shtyrë që të shtijë me armë.
Vrasja ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e të parit dhe e kishte plagosur edhe atë. Pasi që gjykata kishte konstatuar se vrasja e para 19 viteve kishte ndodhur në vetëmbrojtje, dorasi kishte mbajtur vetëm pak burg, transmeton albinfo.ch. Kjo sipas palës së dëmtuar të asokohshme ishte e padrejtë dhe për këtë arsye i akuzuari i tashëm kishte vendosur që të ndante “drejtësinë” vetë.
Në pledoajenë e tij, Nehat I., i cili ka pranuar se e ka bërë vrasjen, ka deklaruar se fillimisht kishte dashur të bisedonte me viktimën. Si motiv kryesor për vrasje sipas tij ka qenë fakti se vrasësi i atëhershëm dhe viktima e tashme kurrë nuk kishte kërkuar Besë nga familja e tij dhe se ishte sjellë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo e ka prekur atë dhe ka sjellë te vrasja.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












