Shqipëria
Rriten për 38 % shpenzimet e ambasadave shqiptare
Qeveria e Shqipërisë, në bilancin për 6-mujorin e parë të këtij viti, ka rezultuar me rritje të shpenzimeve.
Shpenzimet e ambasadave për këta gjashtë muaj janë rritur për 38% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, duke arritur shifrën e 5.5 milionë dollarëve, përcjell albinfo.ch.
Nga këto fonde, thekson raporti, nuk janë përfshirë pjesa e pagave që merren nga buxheti i shtetit. Por, në raport vërehet rritje edhe te pagat, sikurse te shpenzimet e tjera.
Sipas të dhënave, për pagat e zyrtarëve në ambasadat shqiptare kanë shkuar 2.1 milionë dollarë në 6 muajt e parë të këtij viti, ose 10.5 për qind më shumë se sa vitin e kaluar. Shqipëria ka rreth 50 përfaqësi diplomatike të vendosura në shtatë kontinentet.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












