Kosova
Kosova dhe Austria me plan veprimi për marrëdhëniet dypalëshe
Ministri austriak i Punëve të Jashtme në letrën dërguar ministrit Pacolli, thotë se Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave
Kosova dhe Austria do të kenë një plan veprimi dypalësh me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të marrëdhënieve reciproke. Kjo u bë e ditur nga takimi që zhvilloi zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Në kuadër të këtij takimi të kurtuazisë, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve me zotime të dyanshme për ngritjen e mëtejme të nivelit të bashkëpunimit dhe me shtrirje gjithëpërfshirëse.
Meqenëse ishte takimi i parë prej kur Pacolli është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, ambasadori Pfandler e përgëzoi për pranimin e detyrës, dhe i dorëzoi letrën e urimit nga ministri i Jashtëm i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
“Austria do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme që po kalon vendi, duke përfshirë liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare si dhe avancimin e agjendës evropiane”, thuhet në letrën e Ministrit austriak, të cilën e transmeton MPJ.
E-Diaspora
-
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut Dy studente nga Kosova sigurojnë bursë rreth 70 mijë dollarë për studime master në SHBA pas... -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












