Sport
Bunjaki publikon listën për Ukrainën e Islandën, shpreson në befasi
Bunjaki ka deklaruar se dy ndeshjet e ardhshme nuk do të jenë të lehta për Kosovën, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që ekipi përfaqësues i Kosovës të befasojë kundërshtarët
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, ka publikuar listën prej 23 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, kundër Ukrainës, më 6 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër dhe më 9 tetor në Reykjavik kundër Islandës.
Bunjaki ka deklaruar se dy ndeshjet e ardhshme nuk do të jenë të lehta për Kosovën, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që ekipi përfaqësues i Kosovës të befasojë kundërshtarët.
“Ukraina është një kombëtare shumë e fortë dhe e cila pas Italisë është ndoshta skuadra më e përgatitur fizikisht. Ne kemi pasur një paraqitje shumë të mirë kundër tyre në ndeshjen e parë. I dimë cilësitë dhe kapacitet e Ukrainës, por ne do të japim maksimumin. Edhe këtë herë ballafaqohemi me probleme të njëjta të udhëtimeve të shumta, pasi dy stërvitjet e para i zhvillojmë në Mitrovicë dhe më pas udhëtojmë në Shkodër, por tashmë jemi mësuar edhe me këtë ritëm. Sidoqoftë, shpresoj se në kualifikimet e ardhshme stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm dhe kombëtarja më nuk do të ketë telashe të këtilla”, ka theksuar Bunjaki.
“Si Ukraina, ashtu edhe Islanda e dinë peshën e këtyre ndeshjeve, sepse barazimi nuk iu mjafton. Kjo do të thotë se ata do të hyjnë për fitore patjetër. Mendoj se ndeshja me Ukrainën do të jetë më e hapur se sa ajo me Islandën, por duke u bazuar edhe në lojën e parë që kemi luajtur me Ukrainën, besoj se është një kundërshtar që mund të na përshtatet. Gjithsesi, duhet të kemi kujdes sepse është kundërshtar shumë i rrezikshëm, pasi lojtarët e saj vrapojnë shumë. Mendoj se fillimi i ndeshjes është shumë i rëndësishëm, pasi nëse nuk pësojmë gol në pjesën e parë e kemi dëshmuar edhe në ndeshjet e kaluara që më pas luajmë shumë më mirë dhe mund të ndodhë gjithçka”, ka shtuar ai.
Bunjaki ka bërë me dije se për këto dy ndeshje për shkak të lëndimeve nuk janë ftuar Enis Alushi, Herolind Shala, Benjamin Kololli e Arbër Zeneli , derisa Bernard Berisha e Valon Berisha do të mungojnë kundër Ukrainës, për shkak të kartonëve.
Lista e futbollistëve të Kosovës
Portierë:
Samir Ujkani (Cremonese)
Visar Bekaj (Prishtina)
Bledar Hajdini (Trepça’89)
Mbrojtës
Amir Rrahmani (Dinamo Z.)
Bajram Jashanica (Skenderbeu)
Mërgim Vojvoda (Mouscron)
Alban Pnishi (Grasshoper)
Ardin Dallku (Vorskla)
Fidan Aliti (Skenderbeu)
Leart Paqarada (Sandhausen)
Lirim Kastrati (Roma)
Mesfushorë
Hekuran Kryeziu (Luzern)
Besar Musolli (Kukësi)
Bernard Berisha (Akhmat)
Besar Halimi (Brondby)
Valon Berisha (Salzburg)
Flamur Kastrati (Sandefjord)
Donis Avdijaj (Schalke)
Milot Rashica (Vittese)
Bersant Celina (Ipswich Town)
Sulmues
Elbasan Rashani (Odds BK)
Atdhe Nuhiu (Sheffield Wendesday)
Vedat Muriqi (Gençlerbirligi)
Bunjaki publikon listën për ndeshjet me Ukrainën e Islandën, shpreson në befasi

E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës