Shkurt.ch
Kthehen në Bondo shumica e banorëve të evakuuar
Rreth 80 nga gjithsej 140 banorët e evakuuardo të kthehen sërish në shtëpitë e tyre. Si datë e kthimit është caktuar 14 tetori
Kanë kaluar afër dy muaj nga shembja e parë e shkëmbinjve në kodrën mbi fshatin Bondo, në Kantonin Graubünden. Si rrjedhojë, për shkaqe sigurie ishin detyruar të evakuoheshin rreth 140 banorët efshatit, raporton srf.ch. Rruga kantonale që çon në Bondo qe bllokuar nga masa shkëmbore e përzier me dhe kështu që banorët patën mbetur pothuaj të izoluar nga bota.
Pas qetësimit të terrenit dhe masave të ndërmarra të sigurisë, rreth 80 nga këta banorë do të kthehen sërish në shtëpitë e tyre, transmeton albinfo.ch Si datë e kthimit është caktuar 14 tetori, deri kur planifikohet që të ndërtohet rruga që shkon në fshat përmes zonës që nuk është e rrezikuar nga rrëshqitjet.
60 banorët tjerë ndërkaq duhet të presin pak më gjatë. Përcaktues për kthimin e tyre do të jetë përparimi që do të bëhet në rindërtimin e infrastrukturës. Konsiderohet se disa prej tyre do mund të kthehen në shtëpitë e tyre vetëm nga mesi i nëntorit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













