Kosova
Zvicra ndihmon Kosovën me 32 milionë euro
“Ne sapo kemi aprovuar pakon e radhës me vlerë rreth 32 milionë euro në formë të donacionit për Kosovë e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së kosovarëve”, ka thënë ambasadori Lebet
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean –Hubert Lebet, ka rikonfirmuar mbështetjen zvicerane për projektet të cilat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke premtuar një ndihmë prej 32 milionë eurosh për menaxhimin e ujërave të zeza. Këtë zotim diplomati helvetik e dha sot gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
“Shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Ne sapo kemi aprovuar pakon e radhës me vlerë rreth 32 milionë euro në formë të donacionit për Kosovë e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së kosovarëve siç është sektori i ujërave dhe trajtimin e ujërave të përdorur”, ka thënë ambasadori Lebet.
Lluka dhe ambasadori Lebet, diskutuan për progresin e projekteve në trajtimin e ujërave të zeza si dhe problemet me menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
Me këtë rast ministri Lluka ka njoftuar Ambasadorin zviceran me projektet dhe prioritetet e ministrisë që ai drejton.
Ministri ka falënderuar ambasadorin Lebet për mbështetjen që shteti zviceran i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në këto vite, duke u fokusuar në investimet që ky shtet ka bërë në sektorin e ujerave. Ai u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.
“Sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i ujrave të përdorura është ndër komponentët kryesorë të bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Por përveç ndihmës të drejtëpërdrejt ne kemi nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Sektori i energjisë, minierave dhe teknologjisë informative duhet të jenë atraktiv për investitorët zvicerian dhe ne presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera Lluka.
E-Diaspora
-
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma Në kinemanë historike Kino Babylon shfaqen filma që pasqyrojnë zhvillimin e kinematografisë shqiptare ndër dekada.... -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












