Lajme
Në Bosnjë e Hercegovinë përgatitet byreku më i madh në botë
Një pjesë e byrekut, përgatitja e të cilit zgjati 6 orë, pas matjeve të bëra nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness iu nda qytetarëve të grumbulluar në shesh
Byreku 650 kilogramësh i cili u vendos në një tepsi në gjerësi prej 6 metrash, u lëshua me vinç në Qendrën e Lirisë, ku u organizua aktiviteti.
Një pjesë e byrekut, përgatitja e të cilit zgjati 6 orë, pas matjeve të bëra nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness iu nda qytetarëve të grumbulluar në shesh.
Me këtë rast, organizatori i aktivitetit Omer Isoviç në një fjalim të mbajtur tha se qëllimi i kësaj përpjekjeje për të thyer rekordin është tërheqja e vëmendjes në kuzhinën tradicionale të BeH-së.
“Një pjesë të byrekut do t’ua dërgojmë zjarrfikësve, policëve dhe shërbyesve spitalorë të cilët punojnë 24 orë për ne”, tha ai.
Isoviç tha se shpresojnë që brenda tre muajve të marrin përgjigje nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness lidhur me rezultatin e kësaj përpjekjeje për thyerjen e rekordit.
E-Diaspora
-
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut Dy studente nga Kosova sigurojnë bursë rreth 70 mijë dollarë për studime master në SHBA pas... -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













