Lajme
Mobilizohen kosovarët për pastrimin e mjedisit
24 maji është dita kur do të mobilizohen të gjithë kosovarët, organizatat e ndryshme, në mbështetje të iniciativës“Ta pastrojmë Kosovën"
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me organizatat jo-qeveritare, i cili synon realizimin e nismës “Ta Pastrojmë Kosovën” për pastrimin e territorit të Kosovës nga mbeturinat e llojeve të ndryshme të shkaktuara nga faktori njeri.
Memorandumi është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i AMMK-së, Ilir Morina dhe përfaqësuesi i OJQ-ve te bashkuara për këtë nismë, Luan Hasanaj.
Morina ka bërë të ditur se kjo nismë ka rëndësi jo vetëm për Kosovën por me porosi dhe efekt të mirë edhe për krejt rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se nisma e shoqërisë civile “Ta pastrojmë Kosovën” pritet që të aktivizojë mbi 50.000 vullnetarë.
Ky memorandum ka për qëllim të koordinimit të aktiviteteve, bashkëpunimit dhe mbështetjes në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Organizatës Joqeveritare “Ta pastrojmë Kosovën”.
Memorandumi synon që të promovojë dhe avancojë çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të AMMK-së me OJQ-në “Ta Pastrojmë Kosovën”.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











