Shkurt.ch
Thurgau ua shton edhe një kusht atyre që duan pasaportën zvicerane
Ndryshe nga kantonet tjera që e kërkojnë njohjen e gjuhës së vendit (në të folur) në nivelin B1, Thurgau e ka vendosur nivelin B2
Procedura e natyralizimit të të huajve në Zvicër ose (fitimi i pasaportës) konsiderohet si një ndër më të ashprat në Evropë dhe ajo do të ashpërsohet edhe më shumë nga një janari i vitit të ardhshëm. Por, për Kantonin Thurgau, kjo procedurë ishte ende e butë, kështu që, me iniciativën e SVP-së, parlamenti i këtij kantoni ka vendosur në seancën e tij të djeshme edhe për një ashpërsim shtesë.
Kush e dëshiron pasaportën zvicerane në këtë kanton nga 1 janari 2018 duhet të plotësojë një kusht që nuk e parashikon ligji federal për natyralizim, shkruan sda.ch. Ndryshe nga kantonet tjera që e kërkojnë njohjen e gjuhës së vendit (në të folur) në nivelin B1, Thurgau e ka vendosur nivelin B2. Për këtë ndryshim ka votuar sot Parlamenti i Kantonit, ndonëse me një epërsi mjaft të ngushtë, 58 pro dhe 57 kundër.
Ndryshimi ende nuk është i plotfuqishëm pasi që nevojitet edhe një votim përmbyllës, i cili do të bëhet në një nga mbledhjet e ardhshme, tranmseton albinfo.ch. Por, se ligji për natyralizimin në këtë kanton do të jetë më rigoroz se në kantonet tjera, duket se është tashmë punë e kryer. Qeveria e Kantonit është zotuar se do ta jetësojë kërkesën e SVP-së për caktimin e Nivelit B2 si kusht për natyralizim. Këtë e ka premtuar anëtarja e ekzekutivit të kantonit, Cornelia Komposh nga SP.
Kundër ashpërsimit kanë qenë deputetët nga SP, CVP, të Gjelbrit dhe Liberalët e Gjelbër (GLP). Sipas këtyre, niveli B1 është plotësisht i mjaftueshëm për t`u shprehur lidhur çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe përditshmërinë. Ndërsa kërkesa për nivelin B2 është vetëm maltretim i panevojshëm, përcjell albinfo.ch. Madje, siç ka theksuar një deputet i CVP-së edhe vetë zviceranët do ta kishin vështirë të kalonin një provim të tillë.
Në komisionin përgatitor, SVP-ja kishte kërkuar edhe ashpërsime të tjera por kishte dështuar të fitonte shumicë. Njëra ndër kërkesat ka qenë që punëdhënësit përmes një liste të vërtetojnë se personi që ka vendosur të natyralizohet është i integruar mirë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë Për herë të parë, Kosova do të ketë një prezantues zyrtar në kongresin prestigjioz ECMP 2026... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve











