Shkurt.ch
“Gratë në shtëpi e burrat në punë”, ky është modeli i preferuar i të rinjve zviceranë
Ata janë për ruajtjen e modelit tradicional si pas të cilit burri është përgjegjës për të siguruar mjetet për jetesë ndërsa gruaja, për të qëndruar në shtëpi dhe për t`u kujdesur për fëmijët dhe ushqimin
Të rinjtë e Zvicrës parapëlqejnë modelet tradicionale të familjes. Kjo do të thotë se shumica e madhe e tyre planifikojnë të martohen dhe të kenë fëmijë. Kjo del nga sondazhi më i ri i të rinjve (të moshës 19 vjeçare), me titullin “ch-x” që e ka realizuar Departamenti Federal i Mbrojtjes, shkruan sda.ch.
Sipas sodazhit, tre të katërtat e të rinjve të anketuar duan që kur ta arrijnë moshën, të kenë fëmijë, transmeton albinfo.ch.
Ata thonë se koha ideale për t`u martuar është mosha 28 vjeçare.
Modeli më i preferuar i shumicës është që burri të punojë me orar të plotë ndersa gruaja me orar të shkurtuar, të pjesshëm.
Në përgjithësi ata janë për ruajtjen e modelit tradicional si pas të cilit burri është përgjegjës për të siguruar mjetet për jetesë ndërsa gruaja, për të qëndruar në shtëpi dhe për t`u kujdesur për fëmijët dhe për ushqimin.
Të rinjtë që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, paraqiten mjaft tradicionalistë edhe në aspekte tjera, pëecjell albinfo.ch. Ata shprehen se në jetën e tyre udhëhiqen më tepër nga dashuria njerëzore dhe bamirësia se sa nga etja për pushtet.
Për këtë sondazh janë pyetur 50 mijë të rinj dhe 1800 të reja. Përzgjedhja e tyre ka qenë e rastësishme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?













