Lajme
Turqia do të vazhdojë ta përkrah Kosovën
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian
Vendet e Ballkanit duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën në proceset integruese, ka thënë presidentja Jahjaga gjatë një takimi në Stamboll me Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe përkrahjen që Turqia po i jep Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo tha se të dyja vendet duhet të zgjerojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në veçanti në fushën e tregtisë, thuhet në kumtesën e Presidencës.
Sipas kumtesës, ajo ka deklaruar se Republika e Kosovës ka ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj dhe po luan një rol të rëndësishëm si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.
Presidentja Jahjaga ka thënë se Republika e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin e saj në këtë rrugë të integrimeve edhe me dialogun me Republikën e Serbisë që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.
Ndërkaq presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, ka theksuar përkushtimin e vendit të tij për të thelluar më tej bashkëpunimin politik e ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Ai vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë në procesin e shtet ndërtimit dhe përsëriti zotimin e tij se shteti turk do të vazhdojë ta përkrahë njohjen dhe konsolidimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, në të gjitha forumet rajonale dhe ndërkombëtare.
Presidenti Gyl dhe Presidentja Jahjaga biseduan edhe rreth mundësisë së një vizite që presidenti turk do të zhvillojë në Kosovë dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit të mëtejme ndërmjet dy vendeve, thuhet në një njoftim të presidencës
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët












