Uncategorized
Pas rinumërimit: PDK fiton në Dragash ndërsa AAK, në Rahovec
Në Dragash, fitues ka dalë kandidati i PDK-së, Shaban Shabani ndërsa në Rahovec, ai i AAK-së, Smajl Latifi
Në Dragash, edhe pas rinumërimit të votave, fitues ka dalë kandidati i PDK-së për këtë komunë, Shaban Shabani. Ky rezultat doli pas rinumërimit të 35 vendvotimeve, atyre me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara, njofton rtklive.com.
Sipas rezultateve gjatë rinumërimit, PDK ka marrë 4117 dhe LDK 287. Kurse, në votat me kusht, me postë dhe personat me nevoja të veçanta, PDK ka marrë 302 dhe LDK 67.
Në dy proceset kanë qenë 66 fletëvotime të pavlefshme dhe një e zbrazur.
Ndërsa në Rahovec, AAK me rinumërimin e tri vendvotimeve, ka marrë 566 vota, ndërsa, PDK 370.
Gjithashtu janë numëruar edhe votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara, ku AAK ka marrë 106 vota dhe PDK 78.
Në rinumërim dhe votat me kusht kanë qenë të pa vlefshme 8 fletëvotime të pa vlefshme.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












