Lajme
Prodhuesit kosovarë presin dyfishimin e eksporteve
Me gjithë përparimin e shënuar gjatë këtij viti në eksportin e mallrave, prodhuesit kosovarë presin që në vitin 2011 të ketë dyfishim të eksporteve. Por, për ta arritur këtë sukses, ekspertë të ekonomisë, njohës të fushës së eksportit, tërheqin vërejtjen se kosovarët paraprakisht duhet plotësuar disa parakushte.
Dukagjin Lipa, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Komunikimit Strategjik “Republika”, ka thënë se kosovarët duhet plotësuar disa kushte për të depërtuar në tregun e jashtëm. Ai e veçoi promovimin e imazhit të produkteve kosovare, stimulimin e bizneseve kosovare, ngritjen e aftësimit profesional për mbushjen e kërkesave të punës te ndërmarrësit, stimulimin e ndërmarrësve për ngritjen e kualitetit për dalje në tregjet jashtë Kosovës.
Por, sipas Lipës, duhet ndryshuar edhe politikat fiskale, të cilat, sipas tij, duhet të jenë stimuluese për investime të reja. Ai thotë se duhet inkurajuar femra kosovare të jetë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në ndërmarrësinë kosovare, që Legjislacioni kosovar të jetë kompatabil me legjislacionin e BE-së dhe të plotësohet me ato ligje, të cilat nuk i kemi, por janë të domosdoshme për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrësive, të organizohen forume investive dhe të organizohen kredi investuese për ndërmarrësit.
Lipa tha se këto konkluzione kanë dalë në konferencën me titull “Rolin i Ndërmarrësisë në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”, të mbajtur në nëntor, në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











