CH-Ballkani

Daçiq paralajmëron Haradinajn, “nuk ta kemi hequr fletarrestin”

Duke folur para gazetarëve në Beograd, Daçiq theksoi se “tërheqja e fletarrestit do të nënkuptonte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, por ne këtë nuk e kemi bërë”

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ka përkujtuar se tërheqja e fletarrestit të Iiterpolit është bërë me kërkesë të UNMIK-ut.

Më tej, duke folur para gazetarëve në Beograd, Daçiq theksoi se “tërheqja e fletarrestit do të nënkuptonte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, por ne këtë nuk e kemi bërë”, tha Ivica Daçiq.

Ministri i drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, të premten ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e personave në kërkim nga Interpolit.

Ndryshe, Ramush Haradinaj, ish komandant rajonal i UÇK-së dhe aktualisht kryeministër i Kosovës, ka rënë viktimë e fletarresteve lëshuar nga Serbia. Ai gjatë këtij viti u ndalua nga autoritet franceze, dhe qëndroi më shumë se tre muaj në këtë shtet. Ramush Haradinaj ishte nisur për të shkuar në SHBA, por gjatë kalimit në Francë u arretsua.