CH-Ballkani
Fyerja ndaj ambasadorit amerikan, kulmi i turpit
“Fyerja e shprehur publikisht e z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri e kanë vlerësuar të dëmshme deklaratën e Nasim Haradinajt, i cili e ka quajtura palaço ambasadorin amerikan në Kosovës, Greg Delawie. Sipas tyre, kjo është e fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve amerikanë.
“Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë, ne distancohemi fuqishëm”, ka Beqri, i cili thotë se me kjo fyerje është kulmi i turpit.
“E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet ambasadorit amerikan z.Delawie. Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan. Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë. Ne distancohemi fuqishëm. Kjo është e turpshme, e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Miqësia me popullin dhe shtetin amerikan do të jetë e përhershme, i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm”, shkruan Beqiri.
Ndryshe, Nasim Haradinaj, kushëri i kryeministrit Ramush Haradinaj e ka quajtur palaço ambasadorin amerikan, i cili një ditë më parë i kërcënoi deputetët e Kuvendit të Kosovës, se nëse e shfuqizojnë Gjykatën Speciale do të kenë pasoja. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu Nasim Hardinajt i cili është nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ai tha se Delawi po përzihet në secilin vend.
Kundër kësaj deklarate reagoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke u distancuar nga kushëriri i tij.
“Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo. Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore. Fyerja e shprehur publikisht e z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës. I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, shkruan Ramush Haradinaj në facebook.
E-Diaspora
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit Gjatë 20 vjetëve të fundit, popullsia e vendit është rritur me 20%...
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër
-
Kosova në fokus të takimeve Zvicër – Itali