Kosova
Meta e Haradinaj: Perspektiva evropian na bashkon
“Ne patëm një bisedë të hapur, vëllazërore, për ecje në rrugën tonë të përbashkët”, shtoi kryeministi Haradinaj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin bisedoi për temat me interes për të dyja vendet. Gjatë takimit kryeministri Haradinaj tha se perspektiva euroatlantike e Ballkanit, është ajo që na bashkon të gjithëve, duke besuar se askush nuk do të ketë hezitime për të ecur përpara në këtë aspekt.
“Ne patëm një bisedë të hapur, vëllazërore, për ecje në rrugën tonë të përbashkët”, shtoi kryeministi Haradinaj
Ndërkaq, presidenti Meta, duke siguruar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen maksimale të Shqipërisë, tha se shpreson shumë në angazhimin e mëtejmë të kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë, por edhe opozitës, për të dhënë zgjidhje të mençura, për të gjitha ato çështje që do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare, që do ta forcojnë pozitën e Kosovës.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje Nëse planifikoni të vizitoni një restorant, kafene apo të përdorni një taksi në Zvicër, nuk keni... -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër











