CH-Ballkani
Policia e Kosovës, “më e plaka” në Ballkan
Mosha mesatare e policëve kosovarë ka arritur mbi 44 vjeç, gjë që, sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, është më e moçmja në Ballkan
Policia e Kosovës e cila për vite me radhe është konsideruar si polici e re me strukturë pro-evropiane, tani ka filluar të mplaket. Mosha mesatare e policëve kosovarë ka arritur mbi 44 vjeç, gjë që, sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, konsiderohet e vjetër për kryerjen e punëve operative.
Projektligji për Policinë parasheh pensionimin në moshën 55 vjeçare dhe pensionin invalidor, por drafti ende nuk është proceduar në Kuvend për miratim, për shkak të ankesave për mungesë buxheti
Sindikata e Policisë ka kërkuar që Ligji për Policinë të përfshijë pensionimin e pjesëtarëve policorë në moshën 55 vjeçare me 60 për qind të pagës bruto si dhe pensionimin invalidor.
Por, drafti nuk po procedohet në Kuvend për miratim për shkak të, siç është thënë publikisht nga institucionet përgjegjëse, kostos së lartë buxhetore. Shaban Tasholli, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, tha për Radio Kosovën se aktualisht janë 1500 deri në 2000 pjesëtarë të policisë që duhet të pensionohen menjëherë.
“FMN i ka dhënë kritikat e veta, mandej edhe ministri i Financave thotë se është buxhet bukur i ngritur, ka pasur edhe biseda që mos të është 60 për qind. Ne si sindikatë kemi thënë 60 për qind apo si është në FSK, asgjë nuk kemi kërkuar më shumë, dhe prapë qëndrojmë prapa saj. Sindikata e Policisë e përkrah pensionin në moshën 55 vjeçare siç e ka FSK-ja”, deklaroi Tasholli.
Sipas njohësve të çështjeve të Sigurisë në Kosovë, mosha mesatare mbi 44 vjeç e policëve është e vjetër për të kryer punë operative.
Plator Avdiu, nga Qendra për Studime të Sigurisë në Kosovë, tha për Radio Kosovën se kjo moshë është shumë e vjetër, duke e pasur parasysh që këta zyrtarë duhet të përballen me turma dhe situata të ndryshme në terren.
“Mosha do të duhej të jetë më e re e policëve të Kosovës, do të duhej të sillej prej 25 deri në 32 vjet, për arsye se kryerja e detyrave operative të policisë kërkojnë një vullnet më të madh të zyrtarëve policorë”, ka thënë Avdi, sipas të cilit, mungesa e buxhetit për përmirësimin e kësaj gjendje, duhet t’i shqetësojë institucionet shtetërore.
“Ky është një alarm për institucionet tona të sigurisë, për Ministrinë e Brendshme dhe për Qeverinë që t’i ndërmarrin hapat e menjëhershëm, në mënyrë që të ruhet kohezioni që duhet të ekzistojë brenda Policisë së Kosovës për të vazhduar me pensionimin e parakohshëm”, ka thënë Avdiu.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














