Lajme
Millosheviqi, ka pasur agjentë të tij, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni
Kryekrimineli i Ballkanit që ishte president i Serbisë, Sllobodan Millosheviq ka pasur në Ballkan 2 mijë e 200 agjentë, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit, i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, raporton portali bullgar “actualno.com”.
Millosheviq më së shumti agjentë ka pasur në Kosovë, rreth 700 që kanë punuar për Serbinë.
Në shtetet tjera të ish-jugosllave Millosheviq ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercëgovinë, 450 në Kroaci dhe së paku 150 kanë qenë në Maqedoni.
Raportohet se Millosheviq ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të evropës lindore dhe qëndrore.
Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1049 deri në vitin 2010.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












