Lajme
Kosovarët u besojnë më pak bankave
Në tre muajt e parë të këtij viti, statistikat për këtë periudhë dëshmojnë se depozitat e kosovarëve kanë rënë për 13.6 milionë euro
Kështu fillimi i këtij viti i ka gjetur kosovarët me më pak para në banka. Të dhënat e bankave komerciale për tremujorin e parë të këtij viti dëshmojnë se qytetarët kanë filluar të mos ia besojnë paratë sektorit që i shpëtoi krizës financiare, raporton “Express”.
Gjatë kësaj periudhe depozitat kanë rënë për 13.6 milionë euro që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në total ato kapin shumën 2.086 miliardë euro.
Në anën tjetër, në fund të marsit janë rritur kreditë e lëshuara, të cilat krahasuar me dhjetor 2011 shënuan rritje për 19.2 milionë euro apo 1.1 për qind, që në total kapin shumën prej 1.695 miliardë eurosh, shkruan Express.
Këto janë të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nuk e sheh si shqetësim trendin në rënie të depozitave nëpër banka.
“Lëvizjet e potencuara më lart në shumën e kredive dhe depozitave gjatë kësaj periudhe janë normale. Analizuar trendin e depozitave në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shihet se depozitat në muajin mars 2011, krahasuar me muajin dhjetor 2010, kanë shënuar rënie për 19.0 milionë eurosh apo 1.0 për qind”, thotë Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së për “Express”.
Ekonomistët kosovarë thonë se kushtet jo të favorshme të bankave dhe kriza po ndikojnë që qytetarët të mos ia besojnë paratë këtij sektori.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













