Lajme
Autoambulanca në Gjilan, dhuratë nga Neuchateli
Spitali Rajonal i Gjilanit u pajis me një autoambulancë, dhuratë e qytetit Val-de-Travers të kantonit Neuchatel të Zvicrës
© Autoambulanca e tipit Volkswagen T4 Synero, dhurat] nga Val-de-Travers (Neuchatel)
Edhe në vitet e kaluara nga pjesë të ndryshme të Zvicrës ka pasur donacione të ndryshme si p.sh. shtretër, pajisje për dializë etj. Ndëra këto ditë, Spitali Rajonal i Gjilanit u pajis edhe me një autoambulancë, dhuratë e qytetit Val-de-Travers të kantonit Neuchatel të Zvicrës.
Ndonëse e prodhuar në vitin 1996 dhe kishte të kaluara rreth 130 mijë km, autoambulanca e tipit Volkswagen T4 Synero shkëlqente sikur të ishte e re.
“Ç‘është e vërteta, Spitali Rajonal i Gjilanit tashmë i posedon 5 autoambulanca, por asnjëra nuk është në kushte më të mira se kjo që e pranuam dhuratë këto ditë“, shprehet drejtori i SRGJ-së, z. Xhavit Hajdari.
“Aktualisht nga këto pesë autoambulanca, vetëm dy janë në gjendje plotësisht të rregullt, kështu që ishte nevojë direkte për këtë autoambulancë. Në fakt ne po presim edhe dy autoambulanca si donacion i Qeverisë japoneze, me çka besojmë se do ta zbusim, sadopak, nevojën për makina të tilla për shërbimin emergjent pranë SRGJ-së”, thotë Doktor Xhaviti, i cili shfrytëzon nga rasti që, në emër të tij personal dhe të SRGJ-së, ta falënderoj spitalin simotër nga Val-de-Travers.
Ai po ashtu falënderon edhe ambasadorin kosovar në Bernë, z. Naim Malaj për sigurimin e këtij donacioni, i cili ditë më parë, në një ceremoni rasti në Komunën e Gjilanit kishte bërë të ditur se së shpejti do ta nisë një autoambulancë për nevojat e SRGJ-së, të cilën ia kishin premtuar autoritetet respektive të Val-de- Traversit.
Shpresojmë që ndihma të këtilla, sado modeste, do të jenë të mirëseardhura edhe për qendra të tjera mjekësore gjithandej Kosovës.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave Lehtësim financiar për banorët e Cyrihut nga viti 2026... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC












