Lajme
Italianët interesohen për investime në Kosovë
Ministri Beqaj i ftoi afaristët italian që të investojnë në turizëm dhe miniera. Investitorët kanë shfaqur interesim për energjinë e ripërtërishme
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tha se Italia është një partner i natyrshëm i Republikës së Kosovës në fushën e bashkëpunimit ekonomik, derisa ftoi investitorët italian që të vijnë në Kosovë. Ai tha se në Qeveria e Kosovës ka krijuar një klimë të përshtatshme për investime.
Këto komente ministri Beqaj i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Prishtinë me një delegacion biznesmenësh nga Italia.
“Kosova qëndron në pozitë të avancuar sa i përket legjislacionit në fushën e investimeve krahasuar me vendet rajonit”, ka thënë Beqaj, ndërsa ka shpalosur projektet aktuale të cilat janë në zhvillim e sipër.
Nga ana tyre investitorët italianë kanë shfaqur interesin e tyre për investime në burimet e ripërtërishme të energjisë, miniera dhe industrinë ushqimore me ç’rast ministri Beqaj u ka shpjeguar procedurat e investimeve në këto fusha.
“Kosova ka një pozitë të favorshme në aspektin gjeografik dhe së fundi ka shënuar zhvillim në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës fizike, e cila është parakusht për fuqizimin e sektorit privat në vend”, ka deklaruar ministri Beqaj, i cili afaristët italian i ka njoftuar edhe me sektorët e minierave dhe turizmit.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë












