Lajme
Presidenti serb mohon gjenocidin në Srebrenicë
"Është shumë e vështirë të ngarkosh dhe të sjellësh provat para gjykatës, që dëshmojnë se ngjarjet në fjalë kishin formën e një gjenocidi"
Të premten presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka mohuar ekzistencën e një gjenocid në vitin 1995 në Srebrenicë, në Bosnjën lindore. Kjo deklaratë e vë në dyshim braktisjen e tij të ultranacionalizmit dhe do të dëmtojë marrëdhëniet në rajon, ende të prekura thellë nga luftërat e viteve 1990.”Nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë. Është shumë e vështirë të ngarkosh dhe të sjellësh provat para gjykatës, të cilat dëshmojnë se ngjarjet në fjalë kishin formën e një gjenocidi”, ka thënë presidenti i ri serb, një nacionalist populist. “Një krim i madh ka ndodhur në Srebrenicë dhe është kryer nga serbët, pjesëtarë të popullit serb, ne duhet t’i gjejmë ata, t’i gjykojmë dhe t’i ndëshkojmë ata”, ka shpjeguar Nikoliq.Në Sarajevë, anëtari mysliman i presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviç, tha se mohimi i gjenocidit të Srebrenicës është një “burim i tensioneve të reja” që “hedh një hije të madhe dhe kundërshton seriozisht diskursin proevropian të Nikoliqit dhe angazhimin e tij për marrëdhëniet paqësore në rajon”.Presidenti i ri do t’i duhet tani të sigurojë fqinjët e tij rajonalë, por edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian gjatë vizitës së tij të parë zyrtare jashtë vendit, të mbajtur në Bruksel, në mes të qershorit.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë












