Lajme
Prishtina bëhet me kopsht zoologjik
Ndërtimi i këtij kopshti do të bëhet me ndihmën e një fondacioni gjerman, i cili është zotuar se do ta mirëmbaj atë për 50 vitet e ardhshme
Tashmë janë ndarë pesëmbëdhjetë hektarë, në afërsi të liqenit të Badovcit për ndërtimin e një strehimoreje për shtazët, e që më vonë synon të shndërrohet në kopsht zoologjik.
Autoritetet komunale të Prishtinës, thonë se kjo strehimore do të ndërtohet në faza të ndryshme dhe me standarde të larta, e cila do të ofrojë siguri të plotë për kafshët që do të akomodohen aty, transmeton RTK.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Agim Gashi tha se ky park do të jetë mjaft interesant dhe me perspektivë të mirë të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë.
“Në fazën e parë do të akomodohen 12 arinj, në 3-4 hektarë, me ndërtim të standardeve më të larta, do të ruhet ambienti dhe nuk do të ketë ndërtime të tjera për destinime të tjera dhe do të ndërtohet në bazë të kritereve të lejuara, tani për tani nuk e ka statusin e kopshtit zoologjik, por synohet të arrihet atje, pra do të ndërtohet ne faza, faza”, shpjegon Gashi.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë












