Të tjera
Ekipi olimpik i Kosovës arrin në Korenë Jugore
Ekipi olimpik i Kosovës ka mbërritur në Fshatin Olimpik në Pyeongchang të Koresë së Jugut për Lojërat Olimpike Dimërore.
Kosova në këto lojëra do të përfaqësohet nga skitari Albin Tahiri.
Ekipi olimpik përbëhet prej Tahirit, trajnerit të tij Agim Pupovci, shefit të misionit Bujar Turjaka dhe zyrtarit për media Kushtrim Krasniqi, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Albinfo.ch.
Tahiri me ekipin e tij udhëtoi nga Prishtina për në Stamboll e më pas për Seul dhe nga Seuli në PyeongChang. I gjithë ky udhëtim zgjati rreth 20 orë.
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore mbahet më 9 shkurt, ndërsa Tahiri garën e parë do ta ketë më 11 shkurt. Mbyllja bëhet më 25 shkurt.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













