Integrimi
Le Temps: “Një flamur shqiptar i djegur”
Ambasada e Republikës së Kosovës në Konfederatën Helvetike
Naim Malaj, ambasador i Kosovës në Zvicër, është i indinjuar. Objekti i zemërimit të tij? Më 26 maj, një flamur shqiptar është djegur gjatë ndeshjes miqësore të futbollit në mes të Spanjës dhe Serbisë, e cila është zhvilluar në Saint-Gallen. Ai thotë se tifozët kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve” në gjuhën serbe. “Le Temps” ka siguruar një foto të incidentit. Një video e shkurtë gjithashtu qarkullon në internet. Vërehen disa meshkuj të rinj, me fytyrë të mbuluar, të cilët mbajnë flamurin kuq e zi afër fushës dhe mundohen ta djegin.
“Këto vepra me karakter nacionalist janë primitive dhe raciste. Ato ngjallin urrejtjen dhe tensionet ndëretnike dhe duhet të dënohen. Përgjegjësit e këtyre akteve duhet të përballohen me drejtësinë”, komenton Naim Malaj. Ai rikujton që shumica e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër kanë prejardhje nga Kosova.
Ambasada e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk qëndrojnë duarkryq. Kanë përgatitur një komunikatë të përbashkët për të denoncuar këto vepra. “Pasojat e zhvillimit të nacionalizmit primitiv në Ballkan kanë qenë të tmerrshme këto dekada të fundit. Është koha për t’i shëruar plagët dhe jo për t’i rihapur ato. Futbolli është një sport, i cili duhet të frymëzojë ndjenjat e solidaritetit dhe të miqësisë”, mund të lexojmë.
Dy ambasadat kërkojnë nga autoritetet zvicerane kompetente, Komisionit federal kundër racizmit, Lidhjes ndërkombëtare kundër racizmit dhe antisemitizmit (LICRA), Federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA) dhe Shoqatës zvicerane të futbollit, të ndërmarrin masat e duhura në mënyrë që këto vepra të mos mbesin të pandëshkuara.
Sipas informatave tona, ambasadori i Shqipërisë dhe ai i Kosovës kanë takuar një përfaqësues të Departamentit federal të punëve të jashtme lidhur me këtë çështje të martën në Bernë, në lokalet e misionit kosovar, i cili gjendet dy hapa pranë pallatit federal.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











