Lajme
Shqiptarët nderojnë Lidhjen e Prizrenit
134-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përkon edhe me kremtimin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit të pavarur shqiptar
Personalitete nga të gjitha viset shqiptare kanë shënuar 134-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Përfaqësues nga të gjitha viset shqiptare kanë marrë pjesë të dielën në Prizren për të shënuar 134-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa kanë përkujtuar edhe figurat e asaj periudhe, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin etj.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e ka cilësuar mrekullinë më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave. “Në këtë ngjarje, personalitetet shqiptare u mblodhën me qëllimin për një komb një qëndrim, ndaj Lidhja e Prizrenit shënon ngjarjen më kulmore pas luftërave të Skënderbeut”, ka thënë Berisha.
Ai po ashtu tha se ka ardhur koha që të hiqet ideja e fobisë së fqinjëve kundër shqiptarëve.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkaq tha se Lidhja e Prizrenit me përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare ishte organizata më e rëndësishme politike e asaj periudhe në të cilën u vunë themelet e ndërgjegjes kombëtare.
“Pavarësia e Kosovës në shekullin XXI e korrigjoi padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve, duke i dhënë kuptim edhe Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke e forcuar kështu gjithë kombin shqiptar”, ka thënë Thaçi, i cili duke përkujtuar kontributin e prizrenasve edhe në luftën e fundit të UÇK-së.
134-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përkon edhe me kremtimin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit të pavarur shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptar të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











