Lajme
Firma zvicerane dyshohet për korrupsion
Akuza e ngarkon atë se në emër të mitos i ka paguar një biznesmeni të Indisë 530 mijë dollarë amerikanë
Ndaj kompanisë zvicerane Rheinmetal Air Defence AG në Indi janë duke u zhvilluar hetime me dyshimin për përfshirje në korrupsion. Firma nga Cyrihu që merret me prodhim të armatimit dyshohet të ketë paguar një biznesmen të Indisë për tu dhënë ryshfet zyrtarëve të shtetit, të cilët pastaj do ta fshinin emrin e firmës nga lista e zezë.
Akuza e ngarkon firmën në fjalë se në emër të mitos i ka paguar personit në fjalë 530 mijë dollarë amerikanë. Ky i fundit dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar të premten në kuadrin e një aksioni të gjerë policor.
Koncerni Rheinmetall nga Dyzeldorfi, që është firma amë e asaj të Cyrihut, në fillim të vitit qe futur në Indi në një listë të zezë të firmave që dyshoheshin për korrupsion.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












