Kosova
Gjermania partner strategjik i Kosovës
Presidenti Thaçi tha se Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që populli dhe shteti gjerman i kanë dhënë popullit të Kosovës në të gjitha periudhat. Thaçi tha se Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Presidenti ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Berlinit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e presidentit.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Gabriel, është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Kosovë, në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Ministri gjerman ka siguruar presidentin Thaçi se Gjermania do të jetë një partner i fuqishëm në vazhdimin e konsolidimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, në zhvillimin ekonomik dhe në perspektivën evropiane të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe do të vazhdojë t’ju qëndrojë para obligimeve ndërkombëtare që ka marrë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore












